Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 0%
  • E vështirë 83%
  • E pamundur 17%

Krijimi i qeverisë së re në Mal të Zi, presidenti Millatoviç mandaton Spajiç, dy muaj pas zgjedhjeve

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 15:22 | Ballkani
Krijimi i qeverisë së re në Mal të Zi, presidenti

Dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Malin e Zi, presidenti Jakov Millatoviç i hap rrugën krijimit të qeverisë së re. Ai ngarkoi liderin e partisë Evropa Tani, Millojko Spajiç, si mandatar për kryeministër dhe formim të Qeverisë.

Spajiç, partia e të cilit doli e para në zgjedhje por pa siguruar shumicën ka tani 90 ditë për të formuar koalicion dhe rrjedhimisht Qeverinë.

“Pres përgjegjësi dhe përshtatshmëri nga Spajiç, dhe të gjithë aktorët politikë që marrin pjesë në negociatat për formim të Qeverisë. Besoj se në këtë moment, Mali i Zi ka nevojë për Qeveri të qëndrueshme, të pandarë nga profili evropian”.

Përbërja e Qeverisë sere do të ofrojë një pasqyrë të orientimit të vendit, ndonëse vazhdimisht përmendet synimi për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në një fjalim pas fitores në zgjedhje,  Spajiç theksoi se nuk do të hynte në koalicion me partinë demokratike të socialistëve dhe Lëvizjen Qytetare Ura të Dritan Abazoviç.

Zgjedhjet e qershorit u mbajtën vetëm pak muaj pasi humbjes së ish-presidentit Millo Gjukanoviç në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të prillit. Prej formimit të saj më 2022, partia EvropaTani është zotuar për të çuar përpara platformën pro evropiane, për rritje të pagave dhe ndërmarrje të reformave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu