Kryeministrja italiane Giorgia Meloni viziton Vlorën me ftesë të Ramës

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 09:00 | Politikë
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni viziton Vlorën me ftesë të

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni viziton këtë të hënë Shqipërinë, me ftesë të homologut të saj Edi Rama.

Së bashku me vajzën dhe partnerin ajo ka udhëtuar me traget drejt Vlorës. Kryeministrja do të qëndrojë në vilën qeveritare ku po pushon Rama vetëm 24 orë pasi të martën do të jetë sërish në Pulia.

Vizita e Melonit në Vlorë vjen në një kohë kur kryeministri Rama ka shprehur vlerësim të lartë për lideren e “Fratelli d’Italia”, në intervistat e fundit për mediat përtej Adriatikut.

Në skenën ndërkombëtare, Giorgia i ka surprizuar të gjithë, e do të thosha alla grande, sepse teksa prisnin një përbindësh fashist që do të marshonte mbi Europë, u gjendën përballë një gruaje me aftësi mahnitëse në komunikim si një evropiane e thekur, që deri më tash s’ka thënë asgjë gabim. E djathta, e majtë, fashizmi, socializmi kanë kuptim kur flasim për histori, por kërkimi i sensit të tyre të hershëm në politikën e sotme mund të na ngatërrojë me këmbët tona”, shprehej Rama për ‘Libero’. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos