“Përgëzimi i Ballës, cinik”, Berisha: Vrasja e 62-vjeçarit në Maliq nga policia mund të shmangej. Avokati i Popullit të nisë hetimin

Nga A2 CNN
12 Gusht 2023, 12:31 | Politikë
“Përgëzimi i Ballës, cinik”, Berisha: Vrasja e

Sali Berisha e ka quajtur cinik përgëzimin e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ndaj efektivëve të RENEA-s që ekzekutuan një 62-vjeçar në Maliq, pasi po qëllonte në drejtim të tyre me armë, kur më parë ishte përpjekur të vriste gruan dhe të birin.

Ish-kryeministri e quan “jo bindës” pretendimin se viktima ishte ngujuar në papafingo dhe kishte pasur shkëmbim zjarri.

“Muçollari, i cili vuante nga shëndeti mendor, kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve. Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës i policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durimi më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij”, shkroi Berisha në Facebook.

“Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort, përgëzimin e Taulant Begos etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij. i bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës që me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/12/neutralizohet-autori-gjendet-i-vdekur-ne-banese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos