Kujdes ku parkoni makinën, karotreci-robot i bashkive po qarkullon në rrugë

Nga A2 CNN
11 Gusht 2023, 20:43 | Teknologji

Një karotrec-robot që komandohet me radio dhe është i aftë për të ngritur çdo lloj makine deri në 2 ton e gjysmë, është prodhuar nga një kompani franceze.

Karotreci-robot shumë shpejt pritet të bëjë që të harrojmë kohën kur nën fshirësen e xhamit gjenim një gjobë për parkim të gabuar.

Kjo pasi një video që tregon punën e tij, teksa ka dalë në qarkullim në qytetin e Liverpulit, lë të kuptohet se lufta e bashkive kundër makinave të parkuara në mënyrë të paligjshme do të revolucionarizohet.

Tashmë roboti "Eastract", i kontrolluar me radio, ka hyrë në shërbim për llogari të kompanisë Recovery North West, që operon në zonën e Liverpulit dhe është shndërruar në “tmerrin” e shoferëve të parregullt.

Falë shinave, ai mund të manovrojë edhe në hapësira shumë të kufizuara, ku një karotrec normal nuk arrin dot dhe është në gjendje të ngrejë edhe një SUV të madh.

Në një video të postuar në Instagram, roboti shihet teksa largon nga rruga një Volvo Xc60 që ishte parkuar në një hapësirë të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos