Kur divorcohen kokat e shtetit

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 14:49 | Bota

Kryeministri kanadez Justin Trudeau mund të ketë njoftuar ndarjen nga bashkëshortja Sophie Grégoire këtë javë, por ai është vetëm i radhës në listën e gjatë të liderëve që janë divorcuar gajtë kohës që ishin në detyrë.

Pa marrë parasysh ndikimin që një divorc mund të ketë në karrierën e tyre politike, liderë si Nicolas Sarkozy, Francois Hollande, Boris Johnson dhe Sana Marin kanë vendosur t’i ndajnë rrugët e tyre nga partnerët e disa madje kanë kaluar në marrëdhënie të reja ndërkohë që ende ushtronin detyrën.

Nicolas Sarkozy - Cécile Siganère Albeny

Divorci  i Nicolas Sarkozy nga Cécile Siganère Albeny në vitin 2007 u bë kryefjalë në shumicën e mediave franceze, pasi përkoi me periudhën kur ai u zgjodh president i francezëve.

Çifti u martua në vitin 1996 dhe sollën në jetë një djalë, Louis. Më 15 tetor 2007 ata u divorcuan pasi Cécile Signer e la Sarkozy për një burrë tjetër.

Në dhjetor 2007 u publikuan fotot e Sarkozy me bukuroshen italiane, ish-modelen dhe këngëtaren Carla Bruni.

Thuhet se ata janë takuar në darkë pasi ai ishte ndarë dhe u dashuruan mejëherë. Ata u martuan në Paris më 2 shkurt 2008.  Më 17 maj 2011, u njoftua se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Julia Sarkozy ka lindur në vitin 2011.

Francois Hollande - Ségolène Royal

Politikania socialiste Ségolène Royal ishte e martuar me Francois Hollande për 27 vjet dhe së bashku kishin katër fëmijë. Ata u takuan në një festë në universitet dhe dikur konsideroheshin një çift i fuqishëm pasi të dy kishin ambicie për postin më të lartë në vend.

Pas ndarjes së tij zyrtare nga Ségolène Royal në 2007, François Hollande nisi një lidhje me gazetaren Valerie Trierveler. Lidhja e tyre zgjati shtatë vjet.

Trierveler u divorcua nga burri i saj, me të cilin ka tre fëmijë. Gjatë periudhës kur Hollande ishte president i Francës, Trierveller konsiderohej jozyrtarisht Zonja e Parë e vendit, madje kishte zyrën e saj personale në Pallatin Elysee.

Më pas, u përhap lajmi për lidhjen e Hollande me aktoren Gillis Gayet. Hollande dhe aktorja Gillie Gayet u martuan në një martesë civile më 4 qershor 2022.

Boris Johnson - Marina Wheeler

Boris Johnson u martua me Allegra Mostyn Owen në 1983. Dhjetë vjet më vonë ai njoftoi ndarjen dhe brenda 15 ditësh u martua me Marina Ëheeler. Pesë javë më vonë çifti bëri të ditur se po prisnin fëmijën e tyre të parë.

Në shtator 2018, lidhja e liderit të atëhershëm konservator me Carrie Simmons zbulohet duke shkaktuar një skandal. Thashethemet e shpeshta për "miqësinë e tyre të ngushtë" e detyruan Johnson të pranonte lidhjen e tij jashtëmartesore.

Ai nisi menjëherë procesin e divorcit për t'i dhënë fund martesës së dytë me Marina Ëheeler, avokate dhe nënë e katër fëmijëve të tij, pas 25 vitesh martesë.

Sanna Marin - Markus Raikkonen

Sanna Marin, ish-kryeministrja e Finlandës, dhe bashkëshorti i saj, Markus Raikkonen, vendosën në maj të vitit 2023 të shkojnë  në rrugë të ndara pas 19 vitesh bashkë.

Çifti ka një vajzë pesëvjeçare, Emma Amalia Maron, dhe u martuan në gusht 2020.  Sana Marin zgjodhi ta ndante lajmin me qytetarët me anë të një postimi në Instagram.

Justin Trudeau – Sophie Grégoire

Pak ditë më parë, më 2 gusht, kryeministri kanadez Justin Trudeau njoftoi ndarjen nga Sophie Grégoire pas 18 vitesh martesë. Çifti u martuan në 2005 dhe kanë tre fëmijë, më i vogli 9 vjeç.

https://a2news.com/2023/08/03/njiheshin-qe-ne-femijeri-si-nisi-dhe-perfundoi-martesa-18-vjecare-mes-justin-dhe-sophie-trudeau/
https://a2news.com/2023/07/11/boris-johnson-behet-baba-per-here-te-tete/
https://a2news.com/2023/05/10/futi-finlanden-ne-nato-kryeministrja-ndahet-nga-raikkonen-pas-19-vitesh-se-bashku/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu