S’kanë fund telashet për priftin e akuzuar për drogë dhe seks, transgjinorja hidhet lakuriq nga dritarja e tij

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 12:19 | Bota
S’kanë fund telashet për priftin e akuzuar për drogë

Një prift i Dioqezës së Veronës në Itali, i cili ishte denoncuar më parë për ngjarje të lidhura me drogën, seksin dhe kërcënimet, u fut sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se mbrëmjen e djeshme u hodh lakuriq nga dritarja e shtëpisë së tij në Desenzano, një transgjinor.

Fillimisht, gruaja transgjinore kërcënonte se do të hidhej nga dritarja dhe pas mbërritjes së zjarrfikësve, të cilët vendosën një çarçaf poshtë dritares, gruaja u hodh lakuriq dhe më pas u largua.

Kanë qenë fqinjët e priftit të cilët të alarmuar lajmëruan zjarrfikësit, pasi dëgjuan ulërimat që vinin nga shtëpia e tij.

Edhe para aferës së drogës, famullitari kishte qenë protagonist i fakteve të tjera që lidhen me faqet e takimeve, seksin dhe kërcënimet. Një banakier 31-vjeçar, banues në zonë e kishte denoncuar për mospagesë të supozuar pas shërbimeve seksuale. Djali, me origjinë venezueliane, u tha karabinierëve se ishte takuar me priftin tre vjet më parë përmes aplikacionit "Grindr", i përdorur nga besimtari me një emër të rremë (djali rrëfeu se e zbuloi disa kohë më pas që personi me të cilin kishte folur ishte famullitar). Më pas, prifti dyshohet se e kërcënoi 31-vjeçarin me mesazhe audio dhe telefonata.

Sipas historive të treguara nga i riu venezuelian, prifti do të kishte pirë edhe drogë gjatë një prej takimeve të tyre. Takime që nuk do të bëheshin vetëm në banesën e famullitarit, por edhe në një rezidencë buzë liqenit. Policia po heton të gjithë aferën, e cila nisi në vitin 2020 pas denoncimit dhe historive të 31-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos