Gjashtë policë torturojnë e përdhunojnë dy afro-amerikanë me elektroshok, shpatë e pistoletë

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 09:19 | Bota
Gjashtë policë torturojnë e përdhunojnë dy

Departamenti Federal i Drejtësisë në SHBA, njoftoi të enjten se gjashtë oficerë policie në shtetin e Misisipit kanë rrëfyer se kanë torturuar dhe përdhunuar dy afro-amerikanë për rreth dy orë, duke përdorur pistoletë elektrike (taser) dhe një shpatë.

Rasti është një shembull i tmerrshëm dhe i pabesueshëm i sjelljes së keqe të policisë që nuk ka vend në shoqërinë tonë", tha zëvendësministri i Drejtësisë, Kristen Clarke, gjatë një konference për shtyp, duke nënvizuar se aktet janë motivuar nga paragjykimi dhe urrejtja racore.

Gjashtë oficerët, disa prej të cilëve pranuan se ishin pjesë e asaj që ata e quajtën "Skuadra Goon" dhe ishte e njohur për brutalitetin e saj, tani përballen me ndjekjen penale dhe janë shkarkuar nga detyra.

Sa i përket rastit, ministria sqaron se në janar efektivët (të gjithë me ngjyrë të bardhë) hynë në një shtëpi në Braxton pa një urdhër gjykate dhe pa arsye, duke nisur të torturojnë banorët, dy shtetas afro-amerikanë.

Ata u vunë në pranga përpara se t'i nënshtroheshin torturave të shoqëruara me sharje racore", thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës, oficerët kanë sulmuar seksualisht viktimat e tyre dhe i kanë goditur 17 herë me taser-in që mbanin me vete.

Ata i poshtëruan madje duke i detyruar të gëlltisnin alkool, vaj gatimi, qumësht dhe lëngje të tjera. Sipas raportit, njëri prej personave të torturuar u godit me një shpatë metalike, një trung dhe një enë kuzhine prej druri.

Kalvari i torturës që zgjati përreth dy orë, arriti kulmin kur njëri prej policëve i vuri armën e shërbimit në gojë njërit prej dy burrave. Për ta trembur, ai fillimisht ka tërhequr këmbëzën me karikator bosh. Por herën e dytë, ai tërhoqi këmbëzën me armën e mbushur me plumba, duke i shkaktuar thyerjen e nofullës dhe shpim tej për tej në qafë qytetarit që torturoi.

Oficerët i lanë viktimat e tyre të larë në pellgje gjaku për një orë, gjatë së cilës ata diskutuan jashtë shtëpisë se si do të mbulonin veprimet çnjerëzore që kryen.

Ata shkatërruan sistemin e mbikëqyrjes së kamerave të shtëpisë, gëzhojat dhe u përpoqën të digjnin veshjet e viktimave. Më pas vendosën një armë pranë njërit prej viktimave dhe metamfetaminë në shtëpi, për të argumentuar se kanë ndërhyrë për shkak të përdorimit të drogës.

Më pas, ata paraqitën raporte të rreme dhe në mënyrë të përsëritur gënjyen hetuesit. Pesë nga të pandehurit ishin të punësuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Rankin, i gjashti në Departamentin e Policisë Richland.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli