Trump deklarohet i pafajshëm: Ditë e trishtë për Amerikën

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 07:26 | Bota
Trump deklarohet i pafajshëm: Ditë e trishtë për

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm në një gjykatë në Uashington DC, në lidhje me akuzat ndaj tij për komplot për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020.

Gjatë një gjykimi të shkurtër, ai foli me zë të ulët për të konfirmuar deklarimin e tij të pafajësisë, emrin dhe moshën dhe se ai nuk ishte nën ndikimin e ndonjë substance.

Ai më vonë u tha gazetarëve se rasti ishte "persekutim i një kundërshtari politik".

"Sot është një ditë e trishtuar për Amerikën. Një persekutim është duke u zhvilluar kundër meje, një persekutim i kryer nga një kundërshtar politik kundër dikujt që është përpara në votime. Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë", tha Trump pas daljes nga gjykata.

Kjo shënon paraqitjen e tretë të ish-presidentit në katër muaj si i pandehur për krime.

Ndaj ish-presidentit Trump rëndojnë 4 akuza që janë: komplot për të mashtruar SHBA-në, komplot për të penguar një procedurë zyrtare, pengimi i një procedimi zyrtar dhe komplot kundër të drejtave të qytetarëve

Gjyqtarja e Magjistraturës, Moxila Upadhyaya, caktoi seancën e radhës më 28 gusht dhe urdhëroi ish-presidentin të mos diskutonte çështjen e tij me askënd që mund të konsiderohet dëshmitar, përveç respektimit të ligjit federal dhe atij shtetëror dhe pjesëmarrjes në seancat që do të përcaktohen duke ecur përpara.

Ajo e paralajmëroi atë se mosrespektimi mund të rezultojë në një urdhërarresti, revokimin e kushteve të lirimit dhe shpërfillje të akuzave gjyqësore.

Trump hyri nga një derë e pasme e gjykatës të enjten pasdite në qendër të kryeqytetit të vendit, pak metra larg skenës së trazirave të Kapitolit të SHBA-së.

Rreth 1000 të pandehur të akuzuar për pjesëmarrje në sulmin e Kongresit më 6 janar 2021 janë paraqitur në të njëjtën ndërtesë gjykate. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/04/edhe-nje-akuze-dhe-i-fitoj-zgjedhjet-cfare-tha-trump-para-dhe-pas-gjyqit-ne-uashington/

A2 CNN Livestream

Latest Videos