Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 75%
  • Ndikimi i shoqërisë 13%

Putin “luftë” kompanive të huaja: Deputetët të ngasin vetëm makina ruse

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 16:40 | Bota
Putin “luftë” kompanive të huaja: Deputetët të

Të gjithë zyrtarët rusë duhet të ngasin makina të prodhuara në vend! Ky është urdhri i ri i presidentit rus, Vladimir Putin në një takim me krerët e kompanive prodhuese.

Sipas presidentit rus, ministrive dhe shërbimeve shtetërore dhe publike u ndalohet blerja e makinave të prodhimit të huaj dhe të fokusohen në forcimin e markave vendase.

“Unë thashë që kjo (blerja e makinave të huaja) duhet të ndalohet absolutisht. Dhe të gjithë zyrtarët duhet të ngasin makina vendase”, theksoi presidenti rus.

"Të gjithë burokratët tanë duhet të kuptojnë se ne duhet të përpiqemi për zhvillimin e markave vendase, makinave vendase dhe produkteve të tjera vendase," shtoi Putin.

Ai vuri në dukje se "nuk është e nevojshme të refuzohen importet në përgjithësi" , por gjërat kryesore duhet të përqendrohen te prodhuesit vendas.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli