Themeluesi i grupit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili njihet edhe si kuzhinieri i Putinit, publikoi një video ku shihet në një kabinë avioni, nga ku sfidoi Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një duel ajror.
Sipas zyrës së shtypit të Prigozhin, klipi është regjistruar në bordin e avionit bombardues Su-24.
“Volodymyr Oleksandrovych (Zelensky), ne kemi mbërritur. Kemi bombarduar Bakhmutin. Nesër, do të pilotoj një MiG-29. Nëse ke dëshirë, eja dhe takohemi në qiell. Nëse fiton, ti do të marrësh Artyomovskun (Bakhmut). Nëse jo, ne do të avancojmë deri në Dnipro”, thotë Prigozhin.
Muajin e kaluar, SHBA njoftuan sanksione të reja ndaj grupit Wagner, duke e quajtur organizatë kriminale ndërkombëtare. Sipas Uashingtonit, grupi Wagner ka më shumë se 50 000 anëtarë në Ukrainë. (A2 Televizion)