All - Paragraf - 1
Një vajzë 3 vjeçare humbi jetën ditën e sotme në një spital të Greqisë si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Sipas autoriteteve shëndetësore në vendin fqinjë, bëhet fjalë për fëmijën e tetë që humb jetën nga koronavirusi, ndërkohë që nuk dihet nëse vajza kishte sëmundje të tjera.
All - Paragraf - 3
Greqia po kalonte një situatë të qetë nga pandemia ndërkohë që sipas Autoritetit Kombëtar të Shëndetit Publik, në shtatë muajt e fundit nuk ishte shënuar asnjë vdekje te të miturit.
Muaji më i rënduar me bilanc tragjik me vdekje të të miturve nga Covid-19 ka qenë janari i këtij viti. Brenda muajit humbën jetën 3 fëmijë, si pasojë e komplikimeve nga Covid-19. (A2 Televizion)
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2