Lejuan sulmin e institucioneve, qeveria braziliane shkarkon krerët e policisë

Nga A2 CNN
11 Janar 2023, 22:42 | Bota
Lejuan sulmin e institucioneve, qeveria braziliane shkarkon krerët e

Qeveria braziliane ka shkarkuar të gjithë krerët e policisë që lejuan me sulmin ndaj institucioneve kryesore të vendit nga mbështetësit e ish-presidentit Jair Bolsonaro.

Në objektivin e Ministrisë së Drejtësisë është në veçanti përgjegjësi i Sigurisë Publike Anderson Torres, i cili kishte marrë drejtimin e dikasterit në 2 janarin e kaluar, dhe një ditë më pas kishte ndryshuar të gjithë krerët e policisë pa i zëvendësuar ato, duke lënë pa drejtim forcat e policisë që u treguan të pafuqishme për të organizuar një mbrojtje efektive të institucioneve që u sulmuan nga mijëra mbështetës të së djathtës.

Ndërkohë, tashmë që qindra prej tyre ndodhen në qeli dhe situata duket e rikthyer nën kontroll,  edhe pse tensioni mbetet i lartë, presidenti Lula ka deklaruar se “dëshiroj të mendoj se nuk ishte një grusht shteti i mirëfilltë, por vepra e disa të çmendurish. Do të kisha dashur të mos kërkoja ndërhyrjen  e forcave federale, por këta njerëz nuk donin të dialogonin”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/10/brazilianet-denojne-dhunen-manifestime-masive-pro-demokracise-bolsonaro-te-burgoset/
https://a2news.com/2023/01/08/kaos-ne-brazil-mbeshtetesit-e-ish-presidentit-bolsonaro-sulmojne-institucionet-kryesore/
https://a2news.com/2023/01/09/protestues-me-fanella-te-kombetares-brazili-ne-kaos-nga-mbeshtetesit-e-bolsonaros/

A2 CNN Livestream

Latest Videos