Gjykata e Apelit refuzon ekstradimin e Dritan Goxhajt në Hagë. Gjyqtari i Apelit vendosi njëkohësisht shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”. Vendimi për ekstradimin u ankimua nga avokati i Goxhajt, Ardian Visha. Ish-ushtari i UÇK akuzohet për nxjerrjen e të dhënave të bashkëpunëtorëve të drejtësisë në çështjet që kanë të bëjnë me luftën në Kosovë. (A2 Televizion)
Lirohet Dritan Goxhaj, refuzohet ekstradimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Hagë
