Në Kraljevo të Serbisë po zhvillohet Kampionati Ballkanik i Atletikës, ku po marrin pjesë 20 shtete, përfshirë edhe Shqipërinë.
Atletja Luiza Gega i ka sjellë medaljen e artë Shqipërisë nga ky kampionat, në disiplinën 3000m/p. Gega fiton të artën në Serbi, pasi që në disiplinën e 3000 m/p regjistroi kohën më të mirë (9.21.53).
Gjithashtu, super koha e arritur nga Gega i ka siguruar asaj edhe biletën drejt Lojërave Olimpike Paris 2024. Gega bëhet sportistja e parë shqiptare që kualifikohet për Paris 2024. (A2 Televizion)