Lustracioni në Kuvend, Alibeaj dhe PS prezantojnë nismat për dekomunistizimin

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2023, 15:20 | Politikë
Lustracioni në Kuvend, Alibeaj dhe PS prezantojnë nismat për

Kuvendi nis shqyrtimin e projektligjeve të depozituara për pastrimin e funksionarëve publik nga ish-bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit. Gara mes grupimeve politike se kush do të mbante autorësinë e lustracionit bëri që në Kuvend të depozitoheshin pesë nisma, por të parat që u morën në shqyrtim ishin ato të socialistëve dhe të Enkelejd Alibeajt.

“Gjithsecili që në të shkuarën regjistron rekorde bashkëpunimi me sigurimin e shtetit nuk meriton të jetë protagonist në jetën shoqërore dhe politike në vend”, tha Ermonela Felaj. Socialistët kanë depozituar dy nisma, ku lustracionin kërkojnë ta fusin edhe tek drejtimi i partive politike. “Kryetar të partive politike të mos jenë bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit”, shtoi Felaj.

Për demokratin Enkelejd Alibeaj, propozimi i dytë lidhet direkt me shtetasin e famshëm I.M të dalë nga Autoriteti i dosjeve që i referohej Ilir Metës dhe kërkoi që kjo dosje të zbardhet deri në fund. “Të mos e shohin këtë si një luftë politike, në fakt siç ndodhi me ligjin për hapjen e dosjeve të 5-6 muajve më parë. Meqë ra fjala, ajo çështja që e vuri në lëvizje hapjen e dosjeve duhet të shkojë deri në fund”, tha Alibeaj.    

Pas këtyre tre projektligjeve, radhën e kanë demokratët e Sali Berishës të cilët do të parashtrojnë propozimin e tyre. Por miratimi i nismave kërkon domosdoshmërish konsensus politik pasi duhen minimalisht 84 vota. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/21/hapja-e-dosjeve-berisha-gjah-shtrigash-ndaj-ilir-metes-rama-nuk-e-do-lustracionin/
https://a2news.com/2022/10/21/ish-sigurimsat-ps-dorezon-lustracionin-e-saj-nuk-mund-te-jene-as-kryetar-partie/

A2 CNN Livestream

Latest Videos