Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Presidenti i Republikës

Nga A2 CNN
19 Mars 2023, 09:48 | Kosova
Marrëveshja Kosovë-Serbi, reagon Presidenti i Republikës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, reagoi pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, mbrëmjen e së shtunës, në Maqedoninë e Veriut.

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës. Ky dakordësim është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian. Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët”, lexohet në komunikatën e Presidentit.

Begaj falenderoi gjithashtu “Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/19/arrihet-marreveshja-kosove-serbi-por-pa-firme/

A2 CNN Livestream

Latest Videos