Martesa i bën njerëzit të lumtur në SHBA

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 21:33 | Lifestyle

“Wall Street Journal”, një nga gazetat kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pyeti disa persona për sekretin e tyre të lumturisë. Sondazhi, i publikuar më 27 mars, ku morën pjesë 1019 të rritur amerikanë, shumica e tyre thanë se ishin pesimistë për ekonominë dhe të ardhmen.

32 për qind e këtyre njerëzve deklaruan se ishin "jo shumë të lumtur" dhe 56 për qind thanë se ishin "të lumtur". Ndërsa, 12 për qind e amerikanëve e përshkruan veten si "shumë të lumtur".

Sipas përgjigjeve, pjesëmarrësit në radhë të parë deklarojnë se martesa i bën njerëzit të lumtur. 67 për qind e të anketuarve më të lumtur thanë se martesa ishte shumë e rëndësishme.

Gjëja e parë që doli në pah në përgjigjet e tjera ishte feja. Amerikanët e lumtur e përshkruajnë veten si besimtarë mesatarisht. Dy të tretat e tyre raportuan se e përshkruanin veten si shumë ose mesatarisht besimtarë.

Sipas amerikanëve, një tjetër pikë e zakonshme e të qenit shumë të lumtur është të jesh me shëndet të mirë fizik. Përveç kësaj, 44 për qind e grupit më të lumtur janë 60 vjeç e lart.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani