Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit

Nga Marjo Brakaj
22 Korrik 2026, 15:04 | Ekonomi

Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ushqime këtë vit. Përllogaritjet janë bërë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, bazuar te pritshmëritë për 14 milionë turistë. Kjo shifër është 300 milionë euro më e lartë se vitin e shkuar gjatë së cilit vendin e vizituan gati 12.5 milionë të huaj. Turistët duan prodhime shqiptare, po sa mundet bujqësia jonë të ushqejë turistët e huaj?

“Kapacitetet janë, por nuk janë mundësitë. Çfarë do të thotë kjo. Ne nuk jemi kompetitive. Në gjithë shtetet e botës, bujqësia subvencionohet, Ku më shumë e ku më pak, por gjithmonë më shumë se sa Shqipëria”, thotë për A2 CNN Theodhor Kristuli, kryetar i Unionit Agroushqimor.

Turizmi është një shans i mirë për bujqësinë, vlerësojnë njohës të sektorit. Por me zhvillimet aktuale në bujqësi, veçanërisht ato në drejtim të financimit, më shumë se sa prodhimi vendas, të gjitha gjasat sinjalizojnë për zgjerim të importeve.

“Duke parë edhe pjesën e turizmit që po na rritet goxha, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të ktheheshin pak sytë te bujqësia. Do ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne”, thotë Kristuli.

Sikur të mos mjaftonte prodhimi i dobët vendas, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit iu përgjigj flukseve në rritje të turistëve, duke hequr sërish nga skema kultivimin e grurit. “Duke parë edhe pjesën e turizmit që po na rritet goxha, do të ishte një gjë e mirë për ne sikur të ktheheshin pak sytë te bujqësia. Do ndihmonte ekonominë, fermerët, pra të gjithë ne”, thotë Kristuli.

Rritja e kërkesës për konsum nga të huaj, për shkak të prodhimit të dobët vendas po ushtron presion mbi çmimet e produkteve. Kryesisht bulmeti, por edhe zarzavatet e prodhuara në vend u shtrenjtuar mesatarisht me 5 për qind vetëm gjatë vitit të shkuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos