Maturantët në protestë, përcjellin pakënaqësitë përpara Ministrisë së Arsimit

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 11:44 | Sociale
Maturantët në protestë, përcjellin

Maturantët kanë dalë sot në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kundër provimeve të Maturës.

Protesta u njoftua përmes rrjeteve sociale një ditë më parë, ndërsa maturantët kanë kërkesa konkrete.

Deri më tani, maturantët i janë nënshtruar dy provimeve të Maturës Shtetërore, ndërsa prej marsit deri në 5 qershor kanë zhvilluar mësime “online” për shkak të mbylljes së shkollave për shkak të pandemisë së Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos