Rrënimi i Kishës së Shelcanit, po zhduket ikonografia e Onufrit e Shpatarakut

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 12:47 | Sociale
Rrënimi i Kishës së Shelcanit, po zhduket ikonografia e Onufrit e

E vlerësuar si monument kulture e kategorisë së parë, Kisha e “Shën Kollit” në Shelcan të rrethit të Elbasanit, po shkon drejt degradimit të plotë.

Një ndër kishat më të rralla në vend sa i takon ikonografisë së Onufrit, Kostandin Shpatarakut dhe Shën Nikollës, pasi i ka rezistuar shekujve, tani po humbet si pasojë e neglizhencës së autoriteteve që kanë marrë në mbrojtje.

Madje, marrja në mbrojtje si monument kulture ka bërë që në këtë kishë të mos ndërhyhet dot për të shpëtuar ikonografinë as nga Kisha Ortodokse Shqiptare.

Edhe banorët e zonës shprehim shqetësim për gjendjen që është kisha e tyre, pasi të gjitha ritet fetare të kësaj zone, banorët e së cilës janë ortodoksë, kryhen në këtë kishë.

Edhe rruga që të çon drejt kishës 5-shekullore është tejet e amortizuar. Vizitorët e huaj që vijnë deri këtu, shprehin habi mbi gjendjen që është lënë kjo pasuri e paçmueshme kulturore dhe fetare për vendin.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos