Lituania ka vendosur të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare me Bjellorusinë, në përgjigje të ndryshimeve të situatës gjeopolitike dhe kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare.
Prej disa javësh, fqinjët perëndimorë të Bjellorusisë kanë rritur sigurinë që kur Minsku vendosi të strehonte luftëtarët e grupit mercenar Wagner.
Qeveria lituaneze tha se kalimet në Tverecius dhe Sumskas do të mbyllen dhe trafiku do të devijohet në Medininkai, një nga pikat kufitare më të mëdha në vend.
Zëvendësministrja e Transportit Agnė Vaiciukeviciute tha për mediat ndërkombëtare se mbyllja e pikave kufitare ishte e përkohshme. (A2 Televizion)