Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij malazez Dritan Abazoviç, që pasoi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Podgoricë, për të treguar se nuk ka hequr dorë nga nisma e Ballkanit të Hapur.
Ndërtimi i urës mbi Bunë ishte një ndër 10 marrëveshjet e nënshkruara mes qeverisë shqiptare dhe malazeze, ku të dy krerët e qeverive treguan avantazhet që do të sjellë ky projekt.
Lëvizja mes dy vendeve edhe përmes lundrimit në Bunë ishte një tjetër prioritet që u njoftua në konferencën e përbashkët për mediat.
Kryeministri Rama njoftoi se ka nisur puna për jetësimin mes disa vendeve të Ballkanit për projektin e gazsjellësit Adriatiko-Jonian, që përfshin edhe Bosnjen dhe Kroacinë. (A2 Televizion)