Meloni merr dhe votëbesimin e parlamentit

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 21:39 | Bota
Meloni merr dhe votëbesimin e parlamentit

Qeveria e re e Italisë, e drejtuar nga kryeministrja Giorgia Meloni ka marrë votëbesimin e parë të parlamentit me diferencë të konsiderueshme votash.

Kështu në votimin që u krye në Dhomën e Ulët 235 deputetë votuan pro qeverisë së ekstremit të djathtë ndërsa 154 të tjerë ishin kundër saj.

Të mërkurën, qeveria e re do të përballet me një votim në Dhomën e Lartë të Senatit, ku ka gjithashtu një shumicë solide.

Në fjalimin para parlamentarëve, Meloni kritikoi Bashkimin Evropian se nuk është gjithmonë i gatshëm për sfida, veçanërisht krizën dramatike të energjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos