Mes dyshimeve për një sëmundje të rëndë, e përfolur si leucemi, bukuroshja argjentinase Wanda Nara i është rikthyer postimeve në Instagram, këtë herë nga Stambolli ku gjendet për të mbështetur bashkëshortin e saj Mauro Icardi.
Me bomberin që vulosi transferimin përfundimtar nga PSG te kampionët e Turqisë, çifti argjentinas ka blerë edhe një shtëpi në Stamboll.
Ka qenë vetë Wanda ajo që nëpërmjet një albumi me foto dhe video të fëmijëve i ka treguar publikut shtëpinë e re.
Fotoalbumi rrëmbeu vëmendjen e ndjekësve pasi hapet me një foto tepër të nxehtë të modeles, ku asetet e saj gati sa nuk shpërthejnë nën bikinit e zeza.
Më pas u pa një video e 36-vjeçares dhe familjes duke zbritur nga një avion të veshur me shalle të Galatasaray-t.
Postimi, me titull: "Shtëpia ime në Stamboll", më pas zbuloi foto të një pishine mahnitëse e po ashtu një këndë të bollshëm lojërash për fëmijët. Gjithashtu duket se ka një fermë të vogël në pronën e re të çiftit argjentinas. (A2 Televizion)