Në janarin e vitit 2023 Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi se kishte arritur marrëveshjen me trajnerin Sylvio Mendes Campos Júnior, për të marrë drejtimin e ekipit tonë kombëtar. “Lërini rezultatet të flasin për ne dhe të prekin zemrën e lojtarëve shqiptarë jashtë vendit, në mënyrë që ata të ndjejnë thirrjen për t’u kthyer në shtëpi!”, ishte mesazhi i trajnerit të Kombëtares Shqiptare. Silvinjo do të zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja. Marrëveshja kishte në thelb të saj arritjen e objektivit të vetëm që ka Shqipëria në këto eliminatore, kualifikimin për në finalet e Euro 2024. Silvinjo erdhi me një CV të pasur si lojtar dhe trajner. Ai ka një eksperiencë të pasur si zëvendës trajner, menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas. Më 9 janar të vitit 2023, Silvinjo dhe stafi i tij firmosi për të marrë drejtimin e Kombëtares Shqiptare. (A2 Televizion)