Në lidhje me përfundimin e mandatit të saj, ambasadorja amerikane u shpreh se do të jetë në Shqipëri dhe pak më gjatë pa dhënë më shumë detaje. “Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu për ca më gjatë. Duhet të ndiejmë empati dhe respekt për historinë që ka kaluar ky vend, për përvojën e popullit shqiptar. Vendimet për drejtësinë na ndikon të gjithëve. Të gjithë njihen me njëri-tjetrin”, përfundoi Yuri Kim. (A2 Televizion)