Leo Messi luajti mbrëmjen e së mërkurës me numrin 10 në fanellë.
Që kur u transferua te PSG, argjentinasi luan me numrin 30, por ndeshja e 1/8 të Kupës së Francës ndaj Marseille, bëri përjashtim. Arsyeja? Në këtë kompeticion, Federata Franceze e Futbollit kërkon që futbollistët që hidhen në fushë duhet të mbajnë numrat nga 1 në 11.
Në ndeshjen e sotme, Neymar vendosi që numrin 10 t’ia linte Messit dhe vetë të mbante numrin 11. Në kampionatin francez dhe në Champions League, Messi do të kthehet te numri 30. (A2 Televizion)
