Meta lajmëron projektligj për indeksimin e pagave

Nga A2 CNN
5 Gusht 2022, 15:24 | Aktualitet
Meta lajmëron projektligj për indeksimin e pagave

Partia e Lirisë do të depozitojë në Kuvend projektligjin për indeksimin e pagave të administratës shtetërore. Ilir Meta paralajmëroi nismën duke nënvizuar se qeveria ka 5 vite që nuk ka rritur pagat për punonjësit shtetërorë, duke e quajtur sadizëm. 

Koshient se opozita nuk i ka votat për të miratuar ligje në Parlament, Partia e Lirisë ka parashikuar edhe një plan B: “Do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese dhe atë Europiane”.

Partia e Lirisë prej kohësh bën denoncime publike, por edhe penale te SPAK për inceneratorët. Por, për Ilir Metën, drejtësia nuk është ende funksionale: “Drejtësinë e ngre populli, atë do ta shtypë populli i lirisë”. 

Ish-presidenti u pyet edhe për Reformën Territoriale, duke nënvizuar se ndarja aktuale nuk ka prodhuar të mira për qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos