All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Metaverese bëhet më i prekshëm, hapet “dera” për në botën virtuale të Facebook

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 09:46 | Teknologji
Metaverese bëhet më i prekshëm, hapet “dera” për
All - Paragraf - 1

Platforma Meta, në pronësi të së cilës është dhe Facebook, ka hapur të hënën dyqanin e parë fizik, duke u dhënë klientëve dhe stafit mundësinë që të shohin dhe të shijojnë një realitet virtual dhe pajisjet e saj për realizimin e telefonatave me video.

Dyqani është hapur në kampusin kryesore të Meta-s “Reality Labs” në qytetin Burlingame në Sillicon Valley. Dyqani ka produkte që kompania synon të shesë, përfshi syzet “smart” Ray Ban, pajisje për videocall dhe kufjet Oculus VR.

All - Paragraf - 3

“Kjo do të jetë ndërtesa e parë si Apple Store. Kjo është histori dhe ne jemi klientët e parë. Jam shumë i lumtur për këtë dhe shumë krenar”, thotë Thomas Kobayashi, inxhinier softuerësh.

Hapja e dyqanit nisi me prerjen e shiritit në derën kryesore teksa në radhë ishin 25 persona. Organizatorët lejonin 20 njerëz njëkohësisht, dhe në hapje një pjesë ishin punonjës të Meta.

Hapja e dyqanit Meta e bën të prekshme atë që është kryesisht një biznes teorik i së ardhmes për kompaninë më të madhe në botë të mediave sociale, e cila ka investuar shumë në realitetin virtual dhe të shtuar në një nxitje për të ndërtuar Metaverse, një term i përdorur për të përshkruar fjalët gjithëpërfshirës, të përbashkët, hapësirë virtuale. Shefi Ekzekutiv Mark Zuckerberg thotë se Metaverse mund të jetë platforma e ardhshme e madhe kompjuterike në botë.

All - Paragraf - 6

Martin Gilliard, drejtuesi i dyqanit Meta tha se është i lumtur që produktet e tyre po pëlqehen. “Unë e shoh këtë si një evolucion të asaj që ne po vazhdojmë të bëhemi. Nëse mendojmë për kalimin e internetit nga një kompjuter në celular, ajo që shohim tani është krijimi i përvojës me Metaverse dhe ne kemi ndërtuar produktet që ndihmojnë njerëzit ta shfrytëzojnë në maksimum”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos