Milan kërkon të përforcojë sulmin gjatë merkatos së kësaj vere.
Sipas “La Gazzetta dello Sport, prioriteti i drejtuesve të klubit italian është bërë Lois Openda, ish-shoku i ekipit të Armando Brojës, kur sulmuesi i Kombëtares luante te Vittesse.
Belgu 23-vjeçar, aktualisht, luan në kampionatin francez, me Lens, dhe mund të transferohet në Milano për 25 milionë euro.
Vendimi për blerjen e Opendës do të merret vetëm në fillim të qershorit, kur të jetë siguruar pjesëmarrja në Champions League sezonin e ardhshëm. (A2 Televizion)