Ministria e Jashtme Ruse: Rama foli për bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë, e papranueshme

Nga A2 CNN
11 Tetor 2021, 11:02 | Politikë
Ministria e Jashtme Ruse: Rama foli për bashkim të Kosovës dhe

Ministria e Jashtme ruse ka dhënë një deklaratë zyrtare me anë të zëdhënëses, Maria Zackarova, ku censuron deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, gjatë një emisioni televiziv, ku sipas tyre ka folur për një bashkim të mundshëm të Kosovës dhe Shqipërisë.

Ministria e Jashtme ruse e cilëson deklaratën si të papranueshme, pasi promovimi i Shqipërisë së Madhe destabilizon rajonin.

https://a2news.com/2021/10/10/te-pandikuar-nga-influenca-ruse-rama-meritojme-te-nisim-negociatat-formale-me-be/

Deklarata vijon duke thënë: “Është e çuditshme se ky unifikim është cilësuar si ambicia finale e karrierës të liderit të një prej vendeve të Ballkanit, që nuk shkon me promovimin e tentativave të Tiranës dhe Beogradit për krijimin e një tregu të përbashkët, në kuadër të Open Balkans”.

Ministria e Jashtme ruse fton vendet “që mbrojnë Kosovën” që të reagojnë nga deklarata e Ramës, ndërkohë që sipas saj nuk i kursejnë Beogradit kritika për konceptin e “paqes serbe”.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos