Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur në Debat me Alba Alishanin dhe për anën e saj të dobët dhe gabimet e Ilir Metës gjatë Presidencës së tij.
Kryemadhi i lidh të dyja këto me djegien e mandateve, ku shprehet se në këto moment ajo u tregua emocionale, ndërsa Ilir Meta duhet t’i kishte qëndruar më pranë për ta këshilluar.
“Mund të them në marrëdhënie me Monikën i njoh vetëm një gabim që përpara se ne të merrnim vendimin e djegies së mandateve, që përsëri kam qenë unë nxitësja që ta distancoja, që të mbaja pozicionimin si e pavarur politikisht. Mendoj se duhet të më kishte qëndruar më afër në aspektin politik për të më mësuar në vendimmarrje sepse unë jam e mirë në organizim, për fushatë, por ndoshta në vendimmarrje kam qenë emocionale”, u shpreh Kryemadhi. (A2 Televizion)