Mori të dashurin në shtëpi, doktoresha vritet nga qiradhënësi dhe fqinji

Nga A2 CNN
24 Mars 2021, 10:32 | Bota
Mori të dashurin në shtëpi, doktoresha vritet nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Egjipt, ku një doktoreshë u rrah dhe u hodh nga apartamenti i saj, në një krim për çështje nderi pasi kishte ftuar në shtëpi një koleg.

Sipas mediave lokale, mjekja 34-vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, humbi jetën pasi e hodhën nga ballkoni i apartamentit të saj në Kajro.

Ajo që është më e çuditshme është se vajza u vra nga pronari i shtëpisë, në bashkëpunim me recepsionistin dhe fqinjin e saj. Të tre këta akuzohen se hynë në banesën e vajzës dhe nisën ta rrihnin pasi po kalonte kohë me kolegun e saj.

Normat strikte morale egjiptiane e konsiderojnë të turpshme për një grua të qëndrojë vetëm me një burrë me të cilin nuk është e martuar edhe pse ligji nuk e ndalon këtë gjë. 3 burrat ende nuk janë akuzuar pasi policia po vijon hetimet për ngjarjen.

Pronari i shtëpisë e mohoi të ketë hedhur vajzën nga ballkoni duke thënë se ajo u vetëvra gjatë një krize psikologjike.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi