Mungon vetëm zyrtarizimi. Angel Di Maria do të jetë futbollist i Juventusit të paktën edhe në sezonin 2023-2024.
Konfirmimet vijnë si nga ambienti bardhezi, ashtu edhe nga Argjentina. Siç raportohet, lojtari ka pranuar të rinovojë kontratën edhe një vit me “Zonjën e Vjetër”, pasi u bë pjesë e saj verën e kaluar, kjo edhe nëse bardhezinjtë nuk arrijnë të kualifikohen në kupat evropiane.
Ecuria pozitive në kampionat, marrëdhëniet e mira me shokët e skuadrës dhe tifozët kanë bërë që argjentinasi mos ta mendojë dy herë qëndrimin në Torino. (A2 Televizion)