Muzeu i Hënës, vepra artistike 3D me diametër 7 metra ekspozohet në Kili

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 15:35 | Bota
Muzeu i Hënës, vepra artistike 3D me diametër 7 metra ekspozohet

Adhuruesit e qiellit përjetuan një eksperiencë të paharrueshme kur patën mundësinë të shtriheshin poshtë hënës dhe madje edhe të ecnin përreth një kopjeje 3D të mundësuar nga pamjet satelitore në një ekspozitë në Kili.

Vizitorët soditën qiellin e improvizuar dhe realizuan foto e video para një strukture të printuar 3D të hënës, në një shkallë 1:500,000, si pjesë e ekspozitës "Muzeu i Hënës" që u hap në Kili në fund të qershorit.

"Ne ia bëmë vetes dhuratë këtë vizitë të bukur për të mësuar pak më shumë për hënën. Duke shtuar që  është eksperiencë befasuese. Hëna më ka bërë gjithmonë përshtypje dhe ta ndjesh atë më afër është e mrekullueshme. Është një vend shumë relaksues dhe mund të vish edhe me fëmijët për ta shijuar.”

“Është shumë informuese dhe hëna është mahnitëse. Është kaq bukur këtu ky vend dhe hëna.”

Vepra artistike me diametër 7 metra e artistit britanik Luke Xherram mbërriti në kryeqytetin kilian, pasi ishte ekspozuar më herët në qytete si Toronto, Milano dhe Dubai. Ekspozita, e cila do të zgjasë deri në datën 27 korrik, përkoi me hënën e plotë të quajtur “Superhëna”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos