Ndihma e SHBA për pandeminë e koronavirusit, Basha: Testimi është rruga e duhur

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 19:15 | Aktualitet
Ndihma e SHBA për pandeminë e koronavirusit, Basha: Testimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e akorduar së fundmi në favor të Shqipërisë për të përballuar pandeminë e koronavirusit.

Sipas kreut të PD-së, falë mbështetjes së SHBA-së rritet mundësia e testimeve, si e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e vërtetë të virusit.

“Mirënjohje SHBA dhe ambasadës së saj për ndihmën kundër COVID-19. Falë saj, mundësohet rritja e testimeve & aktivizimi i zbulimit dhe mbikqyrjes së të infektuarve & kontakteve të tyre.Testimi është e vetmja mënyrë për të kuptuar përhapjen e virusit dhe projektuar rrugëdaljen nga kriza”, shkruan Basha në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos