Në Manastir përçohet trashëgimia arkivore e përbashkët përtej kufijve gjeografikë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 16:03 | Aktualitet
Në Manastir përçohet trashëgimia arkivore e

Pas Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Tuzit dhe Boletinit, Manastiri do të jetë ndalesa e radhës Konferencën e 7-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës. Drejtuesi i Arkivës së Shtetit ka ftuar edhe specialistët, studiuesit dhe arkivistët në trojet shqiptare që të bëhen pjesë e kësaj konference.

Ndër temat kryesore të këtij viti nuk renditen vetëm pikëtakimet për t’i shërbyer më së miri qytetarit , por edhe siguria kibernetike dhe risitë digjitale që mund të shfrytëzohen.

Trashëgimia arkivore e përbashkët, përtej kufijve gjeografikë edhe këtë herë do të jetë lidhje e fortë me vendin ku do të mbahet takimi i 7-të i kësaj konference, qenë 31 mars mbyllet edhe aplikimet.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi