Një mama seksi si Rihanna, edhe kur ushqen djalin me gji

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 12:43 | Showbiz

Këngëtarja e njohur Rihanna ka nxjerrë në treg linjën e saj më të re të të brendshmeve, që i kushtohet grave lehona. E kush më mirë se vetë ajo, mund të ishte imazhi zyrtar dhe fushata e marketingut ka qenë e duhura.

Për të reklamuar reçipetat që i dedikohen nënave që ushqejnë fëmijët me gji, Rihanna është shfaqur teksa ushqen djalin e saj.

Rihanna lindi RZA, fëmijën e saj të parë, në maj 2022 dhe është në pritje të fëmijës së dytë me reperin A$AP Rocky. Ajo zbuloi shtatzëninë e dytë gjatë performancës në Super Bowl LVII Halftime Show në shkurt.

Një gjë që Rihanna e di është se të gjithë janë të ndryshëm dhe ne duhet ta përshtatim stilin tonë me nevojat tona.

Reçipetat janë aktualisht në shitje si pjesë e gamës së të brendshmeve Savage x Fenty për 45 £ dhe kanë një shtresë të jashtme të lëvizshme për ta bërë më të lehtë dhënien e gjirit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi