Një natë me Mona Lizën, ëndrra bëhet realitet

Nga A2 CNN
3 Prill 2019, 18:02 | Lifestyle
Një natë me Mona Lizën, ëndrra bëhet realitet

Filmi “Një natë në muze” do të bëhet realitet për dy personat që do të fitojnë bileta për të kaluar natën në muzeun e Luvrit në Paris. Vizita ekskluzive e ofruar nga Airbnb do të përfshijë një tur në shoqërinë e një historiani të artit, mundësinë për të trokitur gotat para Mona Lizës së famshme dhe për të darkuar pranë Venus de Milo. Por nuk mbaron me kaq. Më pas do të jetë radha e një koncerti privat në dhomat e Napolonit III, para se të ftuarit të kalojnë natën brenda një mini piramide të ndërtuar posaçërisht për rastin.

Nata në muzeun e Luvrit është një mënyrë për të shënuar 10-vjetorin e platformës Airbnb. “Parisi është një qytet shumë i rëndësishëm për Airbnb pasi aty jeton komuniteti më i madh i mikpritësve dhe të ftuarve. Ne e kemi shumë për zemër t’i ofrojmë eksperienca të mrekullueshme komunitetit tonë”, tha Celia Zaidi, menaxhere e komunikimit në Airbnb.

Piramida ikonë e Luvrit festoi pak ditë më parë 30 vjetorin e krijimit. Zv.administratorja e muzeut tha se eksplorimi i holleve të ish-pallatit mbretëror gjatë natës do të ishte një eksperiencë unike. “Ne e shohim Luvrin si vendin më të bukur në tokë. Kështu të flesh në piramidë, duket si një ëndërr e çmendur. Nuk është bërë kurrë më parë”, tha Anne-Laure Beatrix.

Fituesit e mundësisë që vjen një herë në jetë do të zgjidhet përmes një kompeticioni të nisur më 2prill. Të interesuartit duhet t’i përgjigjen një pyetje të thjeshtë: Përse mendoni se do të ishit i ftuari perfekt për Mona Lizën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos