Nuk kishte asnjë problem shëndetësor, vdes në paraburgim 31-vjeçari

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 10:04 | Kosova
Nuk kishte asnjë problem shëndetësor, vdes në paraburgim

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës teksa qëndronte në ambientet e paraburgimit në Pejës.

Sipas të dhënave paraprake që vijojnë në lidhje me këtë ngjarjes, mësohet se 31-vjeçari ishte shoqëruar që në 14 prill dhe rezultonte se nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

Mbrëmjen e së shtunës ai është ndjerë keq dhe për këtë arsye u shoqërua me urgjencë në spitalin e Pejës, ku pas disa orësh ndërroi jetë.

Shkaqet e vdekjes së shtetasit M.K. janë ende të paqarta ndërkohë që një hetimi ka nisur për ngjarjen dhe pritet autopsia për të mësuar më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos