Nuk njihet, shndërrimi drastik i aktorit të famshëm

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 19:50 | Showbiz

Aktori i famshëm hollivudian, Jonah Hill, është fotografuar totalisht me një pamje të re së fundmi në Malibu.

Ylli i "Superbad" ishte shumë larg pamje së tij të dikurshme mbi peshë e me kaçurrela. Këtë herë, ai është shfaqur i dobët dhe me flokë të shkurtra .

Shfaqja e fundit e 39-vjeçarit në publik vjen pas akuzave për presion ndaj ish-të dashurës së tij Sarah Brady. Serfistja tha pak kohë më parë se aktori i kishte ushtruar presion të vazhdueshëm që ajo të hiqte nga rrjetet sociale të gjitha fotot e saj me bikini. Madje, ajo publikoi edhe shumë nga bisedat që ata kishin bërë bashkë për të vërtetuar akuzat e saj.

Jo vetëm kaq, Hill u akuzua edhe nga ylli i "Zoey 101" Alexa Nikolas në korrik për sulm seksual. Ajo tha se aktori e kishte puthur atë pa pëlqimin e saj kur ajo ishte 16 vjeçe.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi