Ellen DeGeneres feston 15-vjetorin e martesës, i kushton një dedikim dashurie gruas së saj si asnjeri tjetër

Nga A2 CNN
17 Gusht 2023, 18:09 | Showbiz

Ellen DeGeneres feston 15 vjet martesë me Portia de Rossi.

Prezantuesja e njohur dhe bashkëshortja e saj janë ende shumë të dashuruara me njëra-tjetrën dhe shumë shpesh, dashurinë e tyre e shprehin publikisht në rrjetet sociale.

Me rastin e përvjetorit të tyre, Ellen DeGeneres ka bërë një postim në llogarinë e saj personale në Instagram, ku nuk i ka kursyer fjalët e bukura.

 “Për gruan time prej 15 vitesh, unë dashurohem me ty çdo ditë. Jeta ime është e bekuar sepse ti je në të. Gëzuar përvjetorin”, ka shkruar ajo. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CwApYg4rElL/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos