OKB në alarm, tonelata uranium humbin në Libi

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 16:54 | Bota
OKB në alarm, tonelata uranium humbin në Libi

Organizata e Kombeve të Bashkuara është vënë në alarm pasi më shumë se 2.5 tonë uranium janë zhdukur nga një vend magazinimi në Libi.

Alarmi u dha në fillim të kësaj jave nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pas një misioni të zhvilluara në zonë, ku zbuluan se 10 kuti që përmbanin uranium ishin zhdukur.

Inspektorët i frikësohen idesë sepse uraniumi mund të përbëjë një rrezik radiologjik dhe ndërkohë që materiali i shumë kërkuar mund të përbëjë kërcënim dhe për sigurinë bërthamore.

Në një deklaratë, IAEA shprehet se do të kryejë hetime të hollësishme për të sqaruar rrethanat e largimit të materialit bërthamor dhe zbulimin e vendndodhjes së tij aktuale.

Uraniumi natyror nuk mund të përdoret menjëherë për prodhimin e energjisë ose bombave, pasi metali duhet t’i nënshtrohet procesit të pasurimit nëpër centrifuga për të arritur nivelet e nevojshme.

Megjithatë, nga një ton uranium natyror, sipas ekspertëve, mund të përftohet deri në 5.6 kilogramë material për armë, nëse minerali bie në duart e një grupi me mjetet dhe burimet e duhura teknologjike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos