Zjarr në ndërtesën e shërbimit sekret rus, viktima e të lënduar

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 16:47 | Bota
Zjarr në ndërtesën e shërbimit sekret rus, viktima e të

Një person humbi jetën, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një ndërtesë që përdoret nga shërbimi sekret rus në qytetin jugor të Rostov-on-Don.

Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë godinën, ndërsa reja e tymit mund të shihej në të gjithë qytetin.

Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet rajonale, zjarri në ndërtesë mendohet të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër, ndërkohë që flakët përparuan si pasojë e sasisë së madhe të karburantit që ndodhej aty.

Rruga përreth vendngjarjes është bllokuar nga policia, ndërkohë që një hetim i gjerë ka nisur.

Rostov-on-Don është kryeqendra e rajonit jugor të Rostovit, që ndodhet në kufi me Donetskun dhe Luhanskun në Ukrainë që janë kthyer në muajt e fundit në sheshbetejat kryesore mes dy ushtrive.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli