Ushtria amerikane publikon pamjet: Si na e dëmtoi dronin avioni ushtarak rus

Nga A2 CNN
16 Mars 2023, 11:15 | Bota
Ushtria amerikane publikon pamjet: Si na e dëmtoi dronin avioni ushtarak

Komanda Evropiane e Ushtrisë Amerikane ka publikuar të martën pamje nga “takimi” i dronit amerikan me një avion luftarak rus mbi Detin e Zi.

Videoja e cila është deklasifikuar së fundmi, sipas Pentagonit zgjat 30-40 minuta dhe shfaq momente kritike të takimit mes dy mjeteve fluturuese.

Siç raporton CNN, në pamjet janë filmuara nga droni MQ-9 Reaper tregojnë momentin kur avioni luftarak rus Sukhoi SU-27 nis të afrohet. Teksa afrohet, avioni hedh një pjesë të karburantit dhe vijon të monitorojë dronin amerikan.

Në një pjesë tjetër të pamjeve, avioni rus bën një tjetër kalim. Ndërsa afrohet, përsëri hedh karburant.

Videoja nga droni më pas ndërpritet ndërsa avioni luftarak rus përplaset me MQ-9 Reaper, duke dëmtuar helikën dhe në fund duke e detyruar SHBA-në ta rrëzojë dronin në Detin e Zi.

Kur kamera kthehet në linjë në filmim, pamja kthehet përsëri prapa dhe helika shfaqet e dëmtuar nga përplasja.

Me helikën e dëmtuar, operatorët e dronit e drejtuan dronin në mënyrë efektive mbi Detin e Zi ku edhe u lëshua pa bërë dëme në ujërat ndërkombëtare në jugperëndim të Krimesë.

Gjatë rrugës, dy zyrtarë amerikanë i thanë CNN se operatorët fshinë nga distanca softuerin me të dhë na sensitive të dronit, për të ulur rrezikun që “materialet sekrete të binin në duart e armikut përpara se ai të rrëzohej në ujë.”

Moska po ashtu ka publikuar një video disa sekondëshe me anë të të cilës pretendon se nuk e ka prekur dronin amerikan. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/15/moska-publikon-videon-ja-prova-qe-nuk-e-prekem-dronin-amerikan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos