
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në një takim kryeministrin, Avdullah Hoti. Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, konkretisht me aktakuzat e konfirmuara nga Gjykata Speciale ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Pas këtij takimi, kryeministri Hoti tha për mediat se është dakordësuar me Osmanin që të kenë konsulta të vazhdueshme dhe koordinim ndërinstitucional.
“Diskutuam edhe për fondin për rimëkëmbje ekonomike”, tha mes të tjerash shefi i qeverisë. (A2 Televizion)