Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Pacienti tenton të hidhet nga tarraca e spitalit, shpëtohet në moment të fundit nga vdekja

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 17:21 | Bota
Pacienti tenton të hidhet nga tarraca e spitalit, shpëtohet në

Një pacient që po trajtohej në Spitalin Shtetëror të Silivrit ka dashur të hidhet nga tarraca e godinës mëngjesin e sotëm.

Roja i sigurisë së spitalit, ka mundur të parandalojë fatkeqësinë duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së burrit, për ta tërhequr atë brenda.

Pas njoftimit në vendngjarje janë nisur ekipet e policisë, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësja. Sigurimi i spitalit iu afruan personit dhe u përpoqën për një kohë të gjatë ta bindnin, por nuk ia dolën.

Por, ishin rojet e sigurisë, të cilët duke përfituar nga një shpërqendrim i çastit, i shpëtuan jetën në sekondën e fundit pacientit dhe e dorëzuan më pas në polici.

VIDEO E SHPËTIMIT KËTU

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu