
Vijon edhe këtë të shtunë moti i kthjellët me vranësira kalimtare gjatë gjithë ditës, më të dukshme në skajet veri-verilindje ku nuk mungojnë shirat e përkohshëm por të izoluar.
Tempertaurat e ajrit kanë shënuar një rënie me 1-2 gradë celcius gjatë mëngjesit ndërsa një rënie me 3 gradë sjell mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 16 gradë celcius në 37 apo 38.
Era do të fryjë e lehtë deri në mesditë kur era do të forcohet mesatare nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare, dallgëzim rreth ballë. (A2 Televizion)