Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 13%
  • Kujdesi familjar 83%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Paratë nga bizneset dhe të punësuarit, në 7 muajt e parë të vitit u arkëtuan 372 miliardë lekë

Nga A2 CNN
18 Gusht 2023, 16:27 | Ekonomi
Paratë nga bizneset dhe të punësuarit, në 7 muajt e

Në 7 muajt e parë të vitit në arkën e shtetit kanë hyrë 372 miliardë lekë apo 3.5 miliardë euro. Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë tregojnë se krahasuar me harkun e muajve janar-korrik të një viti më parë, të ardhurat janë zgjeruar me 44.5 miliardë lekë apo 13.6 për qind.

Ndryshe nga sa ndodhi gjatë 2022-shit gjatë së cilit arka e shtetit mbushej nga shtrenjtimi i çmimeve, këtë vit janë bizneset dhe të punësuarit që po japin kontributin kryesor. 

Të dhënat nga “financat” tregojnë se pjesa më e madhe e parave shtesë të arkëtuara po vjen nga fitimet që kompanitë realizuan nga rritja e xhiros së tyre vitin e shkuar. Ndërsa presionet për të rritur pagat e të punësuarve, po derdhin më shumë taksa mbi të ardhurat e tyre. Me rritje në harkun e muajve janar-korrik janë edhe arkëtimet akciza dhe taksat doganore.

Për shkak të uljes së çmimeve të blera nga jashtë dhe zhvlerësimit të valutave, në harkun e muajve janar-korrik të ardhurat nga TVSH në import ranë me 3.7 për qind se krahasuar me një vit më parë. Rrudhje me 13.3 për qind dhe 30.6 për qind kanë pësuar edhe të ardhurat që mblidhen nga taksat kombëtare dhe renta minerare.

Gjithsesi, të ardhurat e kënaqshme duket se kanë lejuar qeverinë të tregohet më “dorëlëshuar’ te shpenzimet. Duke parë të dhënat nga “financat” kuptojmë se në 7 muaj dolën nga buxheti i shtetit 326.5 miliard lekë, 14.2 miliardë më shumë se gjatë 2022-shit.

Pjesa më e madhe e këtyre parave rezulton të ketë shkuar për punë publike, si investime në infrastrukturë, ujësjellësa dhe shërbime.

Me gjithë shpenzimet e shkuara, të ardhurat në nivele rekord kanë bërë që ekonomia e vendit ta mbyllë bilancin e 7 muajve të vitit në mënyrë pozitive me 36.2 miliardë lekë të kursyera.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi