Sondazh: Dita ndërkombëtare kundër SIDA-s, sa i përdorni masat mbrojtëse?
  • Gjithmonë 14%
  • Shpesh 14%
  • Asnjëherë 71%

Për vizat vendos vetëm BE, Komisioni Europian për A2: Në 1 janar 2024 kosovarët lëvizin pa viza

Nga A2 CNN
20 Tetor 2023, 19:21 | Aktualitet

Pavarësisht se Presidenti francez Macron deklaroi në Tiranë pezullimin e lëvizjes pa viza për shqiptarët e Kosovës, ai nuk mund ta bëjë dot këtë. A2 CNN pyeti Komisionin Europian për procedurën e heqjes së regjimit të vizave dhe pezullimit të saj, Anita Hiber, zëdhënësja e Komisionit për cështjet e Brendshme, ktheu këtë përgjigje: “Ne jemi në kontakt me çdo vend anëtar, ne nuk komentojmë mbi komente Në Prill 2023, Parlamenti Europian dhe Këshilli miratuan liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. Liberalizimi I vizave do të jetë I vlefshëm prej 1 Janarit 2024. Kjo do t’I lejojë qytetarët e Kosovës të udhëtojë të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë për çdo periudhë 180-ditore. Komisioni ka vlerësuar që prej Korrikut 2018 që Kosova I përmbush të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave. Kosova ka punuar vazhdimisht për të përmbushur kushtet. Vendet anëtare individualisht nuk mund të vendosin të pezullojnë regjimin pa viza. Rregullat për sa I përket liberalizimit, pezullimit apo përfundimit të levizjes pa viza janë krejtësisht të harmonizuara në nivel të Bashkimit Europian dhe kërkojnë vendim në nivel të Bashkimit Europian”

Ditari A2 CNN